• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mbape mbetet i dyshuar në rastin e përdhunimit në Suedi

Mbape mbetet i dyshuar në rastin e përdhunimit në Suedi

 Stokholm, 3 dhjetor 2024 (MIA) - Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Kilian Mbape, mbetet i dyshuar në rastin e përdhunimit në hotelin "Bank" në Stokholm, shkruan "Aftonbladet".

 Sipas prokurores suedeze Marina Çarikova, hetimi për incidentin vazhdon.

 Para se të japë deklaratë në polici, vajza e lënduar e cila e akuzoi Mbapen fillimisht  ka shkuar në spital për të kërkuar ndihmë. Po ashtu, deklaratat për rastin janë marrë edhe nga disa gra të paidentifikuara, të cilat kanë informacione për atë që ka ndodhur.

 Hetimi ka nisur më 14 tetor, vetë futbollisti 25-vjeçar mohon çdo përfshirje në incident. Avokati i Mbapes deklaroi se lojtari synon të ngrejë padi për shpifje.

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR