Mbape kapiten i ri i Francës
- Kilian Mbape është kapiteni i ri i kombëtares franceze.
- Post By Besnik Shuki
- 08:54, 21 mars, 2023
Paris, 21 mars 2023 (MIA) - Kilian Mbape është kapiteni i ri i kombëtares franceze.
Trajneri i "trikolorëve", Didie Deshamp, e ka zgjedhur sulmuesin 24-vjeçar të PSZH-së për pasardhës të Ugo Lorisit, publikoi "L'Ekip".
Portieri 36-vjeçar ka vendosur të tërhiqet nga kombëtarja pas Botërorit në Katar në vitin 2022, ku francezët kanë arritur deri në finale dhe humbën nga Argjentina në penalti.
Mbape ka 66 paraqitje për Francën dhe ka shënuar 66 gola. Ai me kombëtaren franceze e ka fituar Kampionatin botëror në Rusi në vitin 2018.
Franca të premten si vendas do të luajë me Holandën në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024. bsh/
Foto: EPA