• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mbape ka munguar nga stërvitja e kombëtares franceze për shkak të dhembjeve në shpinë

Mbape ka munguar nga stërvitja e kombëtares franceze për shkak të dhembjeve në shpinë

Bordo, 9 qershor 2024 (MIA) - Futbollisti më i mirë francez, Kilian Mbape ka munguar nga stërvitja e djeshme e kombëtares për shkak të dhembjeve në shpinë, njofton "RMC Sport".

Të përzgjedhurit e Didie Deshamp po përgatiten për ndeshjen miqësore me Kanadanë.

Sipas burimit, sulmuesi ka pasur probleme me shpinën 72 orë, madje edhe para ndeshjes me Luksemburgun më 5 qershor. Thuhet se kjo situatë nuk është aq serioze. Kontroll shtesë duhet të bëhet sot.

Ndeshja Francë - Kanada do të luhet sonte në Bordo me fillim në ora 21:15. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR