• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mbape iu drejtua bashkëlojtarëve, trajnerëve dhe tifozëve të PSZH-së

Mbape iu drejtua bashkëlojtarëve, trajnerëve dhe tifozëve të PSZH-së

Paris, 11 maj 2024 (MIA) - Futbollisti i PSZH-së Kilian Mbape iu drejtua trajnerëve, bashkëlojtarëve dhe tifozëve të klubit parisien.

Paraprakisht gjatë ditës së djeshme sulmuesi publikoi se do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.

"Në fillim dua t'u falënderohem bashkëlojtarëve të mi dhe të gjithë trajnerëve - Unai Emeri, Tomas Tuhel, Maurocio Poketino, Kristof Galtie dhe Luis Enrike. Edhe drejtorëve sportivë Leonardo dhe Luis Kampos, të cilët çdohet më përkrahin. U falënderohem të gjithëve në klub. Dëshiroj t'u falënderohem tifozëve. Çdoherë e kam arsyetuar dashurinë që ma kanë ofruar shtatë vite. Asnjëherë nuk kam dëshpëruar. Çdoherë kam dashur të luaj më së miri. Do ta përfundojmë sezonin me trofe dhe ai do të mbetet në zemrën time. Lamtumirë Paris", porositi Mbape në profilin e tij në X.

Me parisionet Mbape gjashtë herë ka qenë kampion i Francës, tre herë fitues i kupës dhe Superkupës në vend. Në sezonin 2019/2020 PSZh arriti në finale të Ligës së Kampionëve, ku humbi kundër Bajern Mynihut me rezultatin 1:0. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR