• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mbape: Euro është dështim për ne, unë luajta dobët

Mbape: Euro është dështim për ne, unë luajta dobët

Mynih, 10 korrik 2024 (MIA) - Kilian Mbape e cilësoi dështim për të dhe Francën, Kampionatin evropian 2024.

"Trikolorët" e përfunduan paraqitjen në kampionat mbrëmë, duke humbur nga Spanja në gjysëmfinale (1:2).

"Ata e luajtën ndeshjen më mirë se ne. Duhet ta rishqyrtojmë lojën. Shpejtë pranuam dy gola dhe nuk mund të ktheheshim kur patëm raste për ta bërë këtë në pjesën e dytë. Ne vendosëm unë të luaj pa maskë. U lodha nga maska ​​dhe e pyeta mjekun nëse mund të luaja pa të, ai tha se mund të bëj si më përgjigjet. Turneu është dështim për ne. Qëllimi ishte fitimi i trofeut. Kaloi viti i gjatë dhe dua të shkoj në pushime dhe të relaksohem. Luajta dobët dhe shkojmë në shtëpi - është kaq e thjeshtë. Kam vërtet nevojë për pushim. Pas kësaj do të filloj një jetë të re", deklaroi sulmuesi i kombëtares franceze dhe Real Madridit.

Finalisti i dytë i Euro 2024 do të përcaktohet pas ndeshjes Holanda - Anglia, e cila do të luhet sonte në ora 21 në Dortmund. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR