• e enjte, 18 korrik 2024

Mbape dhe Ramosi nuk duan ta shohin Paredesin në PSZH

Mbape dhe Ramosi nuk duan ta shohin Paredesin në PSZH

Paris, 25 prill 2023 (MIA) - Futbolistët e PSZH-së nuk janë të lumtur për shkak të kthimit të ardhshëm të mesfushorit Leandro Paredes në klub, i cili tani po luan për Juventusin në formë huazimi.

Siç shkruan “L’Equipe”, pas konfliktit me mbrojtësin e PSZH-së, Sergio Ramosin në ndeshjen me Juventusin, futbollistët e Parisit më nuk duan ta shohin më Paredesin në dhomën e zhveshjes. Ramosi në këtë çështje mbështetet plotësisht nga Kilian Mbape - ai gjithashtu nuk është i kënaqur me sjelljen e mesfushorit. 

Marrëveshja  e Paredesit me PSZH-në skadon në qershor të vitit 2024. Paraprakisht u raportua se futbollisti 28-vjeçar do të kthehet në PSZH, pasi Juventusi nuk do ta blejë transferimin e argjentinasit.

 Paredesi këtë sezon ka luajtur 25 ndeshje për Juventusin, nuk shënoi asnjë gol dhe ka bërë një asistim. ar/

Foto: EPA

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR