• e enjte, 18 korrik 2024

Mbape: Është nder të jesh kapiten i vendit tënd, ne përfaqësojmë miliona francezë

Mbape: Është nder të jesh kapiten i vendit tënd, ne përfaqësojmë miliona francezë

Paris, 27 mars 2023 (MIA) - Futbollisti dhe kapiteni i reprezentacionit francez në futboll, Kilian Mbape foli për rolin e tij në ekipin kombëtar.

"Të jesh kapiten i reprezentacionit të vendit tënd është nder i madh. Ne përfaqësojmë miliona francezë. Kjo është diçka e shkëlqyer, kam menduar për këtë kur isha fëmijë. Kur jeni kapiten, ekzistojnë shumë gjëra të cilat nuk duhet t'i lëshoni. Para së gjithash, duhet të mendoni për ekipin. Nuk dëshiroj të jem kryesor, mendoj se kemi shumë lojtarë të rëndësishëm në ekip. Kuptohet, unë jam lidhja mes të kaluarës dhe gjeneratave të reja, por këtu nuk ka presion. mendoj se do të jetë shumë mirë", deklaroi Mbape.

Franca sonte prej orës 20:45 do të luajë si mysafire tek Irlanda në garën kualifikuese për Kampionatin evropian në vitin 2024.

Francezët fituan në xhiron e parë, përderisa irlandezët ishin të lirë dhe për ta kjo ndeshje do të jetë e para në ciklin kualifikues. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR