• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Martinezi do të nënshkruajë marrëveshje të re me Interin

Martinezi do të nënshkruajë marrëveshje të re me Interin

 Milano, 31 maj 2024 (MIA) - Kapiteni i Interit, Lautaro Martinezi më në fund do të nënshkruajë marrëveshje të re me klubin, raportojnë mediat italiane. Negociatat mes dy palëve u zvarritën për muaj të tërë, por më në fund arritën një marrëveshje në një takim mes agjentit të lojtarit dhe drejtuesve që u zhvillua dje.

 Kështu, Martinezi së shpejti pritet të nënshkruajë marrëveshje deri në verën e vitit 2029, ose tre sezone më të gjatë se marrëveshja aktuale. Paga e tij vjetore pritet të jetë në shumën prej 9 milionë euro dhe me bonuse mund të arrijë të paktën 10 milionë. Përveç kësaj, nuk ka asnjë klauzolë blerjeje në marrëveshje dhe kjo temë nuk është diskutuar asnjëherë.

 Sulmuesi iu bashkua "nerazurëve" në vitin 2018 në një transferim nga klubi i qytetit të tij Racing. Nën drejtimin e Luçiano Spalleti, Antonio Konte dhe Simone Inzagi, luajti gjithsej 282 ndeshje me 129 gola dhe 43 asistime në të gjitha ndeshjet. Gjatë kësaj fushate, argjentinasi me 23 golat e tij fitoi për herë të parë çmimin "Kapokanonie" për golashënuesin më të mirë në Serinë "A". 25-vjeçari u shpall edhe lojtari i sezonit në elitën italiane.

 Trofetë e tij të fituara me gjigantët e Milanit përfshijnë dy tituj të Serie A, dy Kupa të Italisë dhe tre Superkupa vendase.

 Foto: Arkivi 

 

QËNDRONI TË LIDHUR