• e premte, 04 tetor 2024

Marselino për eliminimin e Marsejt nga LK: Fati nuk deshi të shkojmë më tej

Marselino për eliminimin e Marsejt nga LK: Fati nuk deshi të shkojmë më tej

Marsej, 16 gusht 2023 (MIA) - Trajneri i Marsejt, Marselino ka folur për eliminimin e klubit nga kualifikimet e Ligës së kampionëve. Mbrëmë klubi francez humbi nga Panatinaikosi në penallti me rezultat 5:3, pasi nga dy ndeshjet rezultati i përgjithshëm ishte 2:2.

Marselino zëvendësoi portierin para gjuajtjes së penalltive. Ruben Blanko i cili hyri në vendin e Pau Lopez nuk arriti të mbrojë asnjë nga pesë goditjet e skuadrës greke.

"Nuk pendohem për vendimin për ta ndërruar portierin. E diskutuam këtë me të gjithë stafin. Ne nuk kishim fat me penalltitë. Ruben devijoi një goditje, por topi përsëri hyri në portë. Fati nuk deshi që ne të shkojmë më tej. Krijuam shumë raste ndaj kundërshtarit gjatë gjithë lojës edhe në kohën shtesë. Në përgjithësi, ne e merituam kualifikimin në fazën tjetër. Shpresoj që në ndeshjet e ardhshme të vazhdojmë të luajmë siç luajtëm sot. Kjo do të thotë se jemi në rrugën e duhur", ka thënë Marselino.

Në plej ofin, Panatinaikosi do të takohet me Bragën nga Portugalia.

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR