• e hënë, 01 korrik 2024

Marsej bën të ditur emërimin e De Zerbit

Marsej bën të ditur emërimin e De Zerbit

Marsej, 30 qershor 2024 (MIA) - Marsej edhe zyrtarisht ka njoftuar se për trajner kryesor të skuadrës është emëruar Roberto De Zerbi. Italiani 45-vjeçar ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin francez.

Marsej pak ditë më parë zbuloi se ka marrëveshje parimore me ekspertin dhe se tashmë të gjitha detajet e marrëveshjes janë zbardhur dhe nga dita e djeshme ai është trajneri i ri i skuadrës nga jugu i Francës.

De Zerbi u largua nga Brajtoni në fund të sezonit të kaluar. Ai impresionoi me punën e tij në kampionatin anglez dhe hyri në terrenin e gjelbër me një numër të madh gjigantësh evropianë.

Në fund asnjëri prej tyre nuk zgjodhi të vërë bast mbi të dhe përfundoi në Marsej.

Foto: Tuiter/Marsej

QËNDRONI TË LIDHUR