• e hënë, 08 korrik 2024

Marko Asensio e braktisë Realin

Marko Asensio e braktisë Realin

Madrid, 3 qershor 2023 (MIA) - Sulmuesi spanjoll, marko Asensio paralajmëroi sot se do të largohet nga Real Madridi pas përfundimit të këtij sezoni dhe, sipas mediuave spanjolle, karrierën do ta vazhdojë tek kampioni francez, PSZH.

"Erdhi koha të sjell vendim të vështirë. Vendosa të nisë rrugë të re në karrierën time për të arritur qëllime të reja", porositi Asensio përmes rrjeteve sociale.

Asensio nuk zbuloi se cili do të jetë destinacioni i tij, ndërsa, sipas mediumeve spanjolle, ai do të jetë Parisi.

Asensio 27-vjeçpar e braktisë Realin me rekord mbresëlënës prej 17 trofeve, përfshirë edhe tre tituj spanjoll dhe tre në Ligën e kampionëve.

Në fanellën e Realit luajti 285 ndeshje dhe shënoi 61 gola, para xhiros së nesërme përfundimtare në La Liga ku klubin mbretëror e pret Atletiko Bilbao. ab/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR