• e premte, 05 korrik 2024

Markanen është lojtari me përparimin më të madh këtë sezon në NBA

Markanen është lojtari me përparimin më të madh këtë sezon në NBA

Nju Jork, 25 prill 2023 (MIA) – Basketbollisti finlandez Lauri Markanen është përzgjedhur si lojtari që është përmirësuar më së shumti gjatë këtij sezoni në ligën NBA.

Markanen, i cili mori thirrjen e tij të parë në All-Star këtë sezon, rriti mesataren e tij personale me pothuajse 11 pikë për lojë dhe pati efektin prej 25.6 pikësh, 8.6 kërcimesh dhe 1.9 asistimesh.

Finlandezi është ndërkombëtari i shtatë që fiton çmimin, duke u bashkuar me Paskal Siakam, Janis Adetokumbo, Goran Dragiq, Boris Diav, Hedi Turkoglu dhe George Mureshan. ls/

Foto: Fesjbuk 

QËNDRONI TË LIDHUR