• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mark Rute për vizitë në Shtabin suprem të forcave aleate në Evropë

Mark Rute për vizitë në Shtabin suprem të forcave aleate në Evropë

Bruksel, 14 tetor 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute sot do ta vizitojë Shtabin suprem të Forcave aleate në Evropë, në qytetin belg, Mons.

Siç kumtoi NATO, gjatë kësaj vizite të tij të parë zyrtare në Shtabin pas ndërmarrjes së detyrës sekretar i përgjithshëm i Aleancës më 1 tetor, Rute do të takohet me komandantin suprem të forcave aleate në Evropë, gjeneralin Kristofer Kavoli dhe oficerë tjerë të lartë në shtab.

Në orët e pasditës, është paraparë që Rute të udhëtojë për qytetin gjerman Vizbaden, ku do të ketë takim me ministrin e Mbrojtjes të Gjermanisë, Boris Pistorius dhe do ta vizitojë Komandën e NATO-s për ndihmë të Ukrainës në sferën e sigurisë dhe stërvitjes (NSATU). bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR