• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mariçiq për vizitë në SHBA, do të takohet me Stefano Sanino dhe përfaqësues të tjerë të lartë

Mariçiq për vizitë në SHBA, do të takohet me Stefano Sanino dhe përfaqësues të tjerë të lartë

Shkup, 9 shkurt 2024 (MIA) - Zëvendëskryeminsitri i Parë për Çështje Evropiane në Qeverinë teknike, Bojan Mariçiq prej sot ndodhet për vizitë pune dyditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qëllimi i vizitës, siç kumtoi SÇE-ja, është pjesëmarrja në konferencën "The European Dream 2024: A Continent at the Crossroads“ në shkollën prestigjoze " Harvard Kennedy School " në Kembrixh, Masaçusets, e cila do të mbahet sot dhe nesër.

Zëvendëskryeministri Mariçiq gjithashtu do të realizojë takime me studentë nga vendi ynë dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor të cilët ndodhen në universitetin e Harvardit.

Sipas SÇE-së, në kuadër të vizitës së zëvendëskryeministri Mariçiq do të realizojë takim me sekretarin e përgjithshëm të Shërbimit evropian për punë të jashtme (EEAS) i Bashkimit Evropian, Stefano Sanino dhe takime me përfaqësues të tjerë të lartë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR