• e enjte, 18 korrik 2024

Mareska favorit për pasardhës të Poketinos në Çellzi

Mareska favorit për pasardhës të Poketinos në Çellzi

 Londër, 27 maj 2024 (MIA)  - Menaxheri i Lester Sitit, Enco Mareska tani është favorit për pasardhës i Maurisio Poketino në krye të Çellzit, raporton "Skaj Sports".

 "Blutë" e Londrës janë në kërkim të një trajneri të ri pasi u ndanë me Poketinon në fund të sezonit.

 Mareska performoi shkëlqyeshëm në krye të "Dhelprave" sezonin e kaluar dhe i riktheu ata në Premier Ligë, duke fituar titullin kampion.

Sipas raportimeve, bordi i Çellzit ishte i impresionuar pas bisedimeve me Mareskën, veçanërisht me njohuritë e tij të gjera për ekipin e "Bluve".  Sipas kësaj, italiani është tani favorit për këtë post,  ndërsa pretendentët e tjetë me Kiran Mekena, Tomas Frank dhe Roberto de Zerbi. 

Foto: Fejsbuk/Lester siti 

 

QËNDRONI TË LIDHUR