• e enjte, 18 korrik 2024

Marej paralajmëron pensionimin nga tenisi

Marej paralajmëron pensionimin nga tenisi

Londër, 27 shkurt 2024 (MIA) - Tenisti britanik Endi Marej bëri të ditur sot se ka hyrë në muajin e fundit të karrierës së tij profesionale.

"Dua edhe më tej të garoj dhe e dua tenisin, por sa më shumë që shkojnë vitet, aq më e vështirë është të konkurrosh me të rinjtë dhe të qëndrosh në formë. Ndoshta nuk më ka mbetur shumë kohë, por do të jap gjithçka nga vetja muajt e fundit", deklaroi Marej.

Tre herë kampion - i grand slemit dje në xhiron e parë të turneut në Dubai e mundi kanadezin Denis Shapovalov me 4-6, 7-6, 6-3 dhe regjistroi vetëm fitoren e dytë në vitin 2024.

Ish raketa botërore numër 1 në korrik të vitit 2019 ka operuar ijët dhe që atëherë është përfolur se ka mundësi që ta përfundojë karrierën. rq/

Foto: Fejsbuk

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR