• e martë, 24 dhjetor 2024

Maqedonia U21 humbi nga Kosova në takimin e parë kontrollues

Maqedonia U21 humbi nga Kosova në takimin e parë kontrollues

Shkup, 14 nëntor 2024 (MIA) - Reprezentacioni i të rinjve i Maqedonisë deri 21 vjeç humbi me rezultat 3:1 në terren vendor nga seleksionimi adekuat i Kosovës në suaza të përballjes së parë kontrolluese mes këtyre dy seleksioneve.

Të prëzgjedhurit e seleksionuesit Dragi Kanatllarovski e filluan shkëlqyeshëm ndeshjen dhe në mënyrë të plotë meritore në minutën e 16-të kaluan në epërsi me 1:0. Shënues i golit ishte Nikolla Veliçkovski. Në minutën e 29-të, Arjanit Fazlia shënoi për barazim të rezultatit.

Në minutën  e 66-të, Kosova përmes Kurtishit bëri kthesë të plotë dhe kaloi në epërsi prej 2:1. Kukanaj e vendosi rezultatin përfundimtar, 3:1.

Maqedonia dhe Kosova do të luajnë edhe një ndeshje kontrolluese në Shkup, më 17 nëntor. ab/

 

Foto: FFM

QËNDRONI TË LIDHUR