• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mançini kërkoi falje që u largua gjatë penalltive me Korenë e Jugut

Mançini kërkoi falje që u largua gjatë penalltive me Korenë e Jugut

Al Rajan, 31 janar 2024 (MIA) - Seleksionuesi i Arabisë Saudite, Roberto Mançini kërkoi falje që u largua para kohe gjatë penalltive në ndeshjen e mbrëmshme me Korenë e Jugut.

Arabët humbën në penallti në të tetën e finales së Kupës së Azisë.

Pas goditjes së Sami Al-Naxhi në serinë e tretë, eksperti italian kërkoi intervenimin e VAR-it,s epse konsideori se portieri i koreanëve e ka braktisur linjën e portës para kohe. Meqenëse nuk e mori atë që kërkoi, Mançini shkoi në zhveshtore dhe nuk i shikoi tre penalltitë e fundit të ekipeve.

"Kërkoj falje që u largova më herët, mendova se gjithçka mori fund. Nuk desha të tregoj mosrespekt ndaj askujt. Dëshiroj t'i falënderoj të gjithë lojtarët e mi për atë që bënë. Përparojnë shumë. Si ekip, dukshëm jemi përmirësuar. Punuam së bashku tërë muajin dhe kjo është me rëndësi", tha Mançini.

Në çerek finale, Koreja e Jugut do të luajë me Australinë. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR