• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mançester siti kampioni i parë në klube

Mançester siti kampioni i parë në klube

Xheda, 22 dhjetor 2023 (MIA) - Futbollistët e Mançester sitit e kanë fituar titullin e Kampionatit botëror në klube në organizim të FIFA-s, pasi sonte në qytetin saudit Xheda e kanë mposhtur Fluminensen braziliane me rezultat 4-0 (2-0).

Kampioni aktual i Evropës arriti në epërsi pas vetëm 60 sekondave me golin e Alvarezit, ndërsa deri në fund të pjesës së dytë kaloi avantazh përmes autogolit të Ninjos.

Foden në minutën e 77-të i zgjodhi të gjitha dilemat rreth fituesit, ndërsa vulën e fitores e vendosi Alvarezi me golin e tij të dytë.

Për Mançester sitin, ky është titulli i parë në historinë e kampionatit botëror për klube, ku klubi anglez ka fituar 4.65 milionë euro.

Vendin e tretë e fitoi Al Ahli egjiptian, duke e mundur paraprakisht këtë Uravën japoneze me 4-2. mb/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR