• e premte, 16 gusht 2024

Mançester Siti futet në garë për nënshkrimin e Olmos

Mançester Siti futet në garë për nënshkrimin e Olmos

Mançester, 26 korrik 2024 (MIA) - Mançester Siti është gati të konkurrojë me Barcelonën për nënshkrimin e reprezentuesit spanjoll të futbollit Dani Olmo nga RB Lajpcig dhe tashmë ka dorëzuar një ofertë për klubin gjerman, bën të ditur sot "Fut Merkato". 

Olmo (26) u lidh me largimin pas paraqitjeve të tij të shkëlqyera në Kampionatin evropian të futbollit të kohëve të fundit në Gjermani.

Paralelisht me tentativën për të angazhuar Niko Uiliamsin, udhëheqësia e Barcelonës nuk heq dorë nga dëshira për ta angazhuar Olmon, duke ofruar për të rreth 60 milionë euro.

Oferta aktuale nuk plotëson shumën që dëshiron RB Lajpcig. Për fundjavë është planifikuar një takim mes agjentit të lojtarit dhe përfaqësuesve të klubit katalunas në kushte kur Mançester Siti është në pozicionin më të mirë të përgjigjet në kërkesën e Lajpcigut. qa/

Foto: Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR