• e diel, 06 tetor 2024

Mançester Siti e refuzoi ofertën e Al Ahlit prej 21 milionë euro për Marezin

Mançester Siti e refuzoi ofertën e Al Ahlit prej 21 milionë euro për Marezin

Mançester, 18 korrik 2023 (MIA)- Mançester Siti nuk është i kënaqur me ofertën e Al Ahlit për sulmuesin e krahut Rijad Marez.

Sipas gazetarit Sajmon Xhons, Siti e ka refuzuar ofertën e klubit saudit prej 21 milionë euro për 32 vjeçarin nga Algjeria. Merret vesh se britanikët presin të përfitojnë më shumë nga lojtari. 

Më parë është bërë e ditur se Ali Ahli është i gatshëm t'i ofrojë Marezit pagë prej 46 milionë euro në vit.

Algjeriani ka 47 paraqitje me Sitin në të gjitha garat në vitin 2022/23 duke shënuar 15 gola dhe 13 asiste. Ka kontratë të vlefshme me klubin deri verën e vitit 2025.

Portali "Transfermarkt" madje e vlerëson Marezin në 20 milionë euro.

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR