Mançester Junejted dëshiron t'i bëjë Rashfordin dhe Kejnin lojtarë më të paguar
- Mançester Junajted është i gatshëm të ofrojë shumë të madhe parash për sulmuesin e ekipit Markus Rashford dhe futbollistin më të mirë të Totenhemit, Hari Kejn.
- Post By Besnik Shuki
- 14:53, 25 prill, 2023
Mançester, 25 prill 2023 (MIA) - Mançester Junajted është i gatshëm të ofrojë shumë të madhe parash për sulmuesin e ekipit Markus Rashford dhe futbollistin më të mirë të Totenhemit, Hari Kejn.
Njëheri, udhëheqësia e Mançester Junajted do ta ulë pagën e portierit David de Hea, publikoi "The Sun". Portieri tani është lojtari më i paguar i klubit me 375.000 funta (424.000) në javë. Spanjolli (32), kontrata e të cilit përfundon verës, do ta ulë pagën në 200.000 funta (226.000 euro).
Rashford (25) ka edhe 12 muaj nga kontrata dhe "djajtë e kuq" do të tentojnë të negociojnë për vazhdimin e saj, duke e rritur pagën e tij nga 200.000 në 300.000 funta në javë (339.000 euro).
Sipas "San", Kejn fiton 200.000 funta në javë në Totenhem, por Mançester Junajted i ofron 100.000 funta më tepër.
Paraprakisht u publikua se në Totenhem nuk do t'i shqyrtojnë ofertat për Kejnin nëse janë më të vogla se 95 milionë euro. bsh/
Foto: EPA