• e mërkurë, 21 janar 2026

Mançester Junajtedi shkarkon Amorimin

Mançester Junajtedi shkarkon Amorimin

Mançester, 5 janar 2026 (MIA) - Ruben Amorim nuk është më trajner i Mançester Junajtedit, pasi drejtuesit e klubit të Premier ligës sot e shkarkuan portugezin. Daren Fleçer i cili drejtonte ekipin nën 18 vjeç do të marrë përkohësisht detyrën e trajnerit.

Amorimi ka qenë te Mançester Junajtedi që nga nëntori i vitit 2024. Nën udhëheqjen e portugezit "Djajtë e kuq" arritën në finalen e Ligës së Evropës në sezonin 2024/25, ku humbën 1:0 ndaj Totenhemit në finale.

Nën drejtimin e tij, Junajtedi luajti 63 ndeshje, duke fituar 25 prej tyre, 15 barazime dhe 23 humbje.

Në sezonin 2025/26, Mançester Junajtedi ka 31 pikë nga 20 xhiro në Premier ligë dhe është i gjashti në tabelë.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR