Mançester junajtedi i gatshëm të shpenzojë 80 milionë euro për Arauhon
- Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Arauho është në planet e transferimit të Mançester junajtedit, raportoi sot gazeta katalanase "Sport".
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:21, 28 prill, 2024
![Mançester junajtedi i gatshëm të shpenzojë 80 milionë euro për Arauhon](https://new.mia.mk/images/20240428142119_big_730x400_16.webp )
Barcelona, 28 prill 2024 (MIA) - Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Arauho është në planet e transferimit të Mançester junajtedit, raportoi sot gazeta katalanase "Sport".
Sipas të njëjtit burim, Mançester junajtedi është i interesuar për nënshkrimin e 25-vjeçarit uruguanian është është i gatshëm t'i ofrojë klubit katalanas më shumë se 80 milionë euro për transferimin.
Për momentin Arauho është duke zhvilluar negociata për vazhdimin e marrëveshjes me Barcelonën, por sipas mediave, ekipi anglez është në pozicion t'i ofrojë kushte më të favorshme.
Arauho u transferua në Barcelonë në verën e vitit 2028.
Foto: Fejsbuk