• e martë, 24 dhjetor 2024

Mançester Junajted tre muaj pa Eriksenin e lënduar

Mançester Junajted tre muaj pa Eriksenin e lënduar

Mançester, 31 janar 2023 (MIA) – Mesfushori danez Kristian Eriksen u lëndua dhe do të jetë jashtë fushave në tre muajt e ardhshme, kumtoi sot Mançester Junajted.

Nga klubi informuan se nuk do të kërkohen alternativa të detyruara për Eriksenin në këtë afat kalimtar, i cili skadon sonte në mesnatë.

“Vështirë është të angazhoni dike në ditën e fundit të afatit kalimtar. Kemi lojtarë të mirë në mesfushë, të cilët mund ta plotësojnë zbrazëtirën. Ekziston shpresë se Kristian me kohë do të kthehet t’i luajë ndeshjet kyçe në fazën e fundit të sezonit”, deklaroi trajneri i Mançester Junajted, Erik ten Hag.

Eriksen arriti në Junajted në afatin kalimtar të verës pa dëmshërblim nga Brentfordi dhe deri tani për klubin nga “Old Traford” ka shënuar shtatë asistime dhe një gol. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR