• e hënë, 08 korrik 2024

Mançester Junajted realizoi të ardhura rekorde, por edhe humbje  

Mançester Junajted realizoi të ardhura rekorde, por edhe humbje  

Mançester, 26 tetor 2023 (MIA) - Mançester Junajted regjistroi të ardhura rekorde prej 648,4 milionë funta në vitin financiar, i cili përfundoi më 30 qershor.

Të ardhurat totale u rritën për 11 për qind krahasuar me vitin paraprak dhe tejkaluan rekordin e më parshëm në Premierligë të vendosur nga Junajted në vitin 2019.

Megjithatë, siç njoftojnë mediat angleze, klubi nga "Old Traford" në të njejtën periudhë është në humbje prej 42,1 milionë funta. 

Fondi për paga në Junajted ra për 52,8 milionë funta në gjithsej 331,4 milionë funta, për shkak të largimit të disa lojtarëve me paga të larta. si/bsh/ 

Foto: X

QËNDRONI TË LIDHUR