Mançester Junajted në verë do të marrë vendim për të ardhmen e Sanços dhe Grinvudit
- Mançester Junajted planifikon që në verë të marrë vendim për të ardhmen e Xhejdon Sançosdhe Mejson Grinvudit, raporton gazetari Fabricio Romano.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 11:46, 7 janar, 2024
Mançester, 7 janar 2024 (MIA) - Mançester Junajted planifikon që në verë të marrë vendim për të ardhmen e Xhejdon Sançosdhe Mejson Grinvudit, raporton gazetari Fabricio Romano.
Pritet deri në verë që klubi të ketë një drejtor të ri sportiv.
Njëzet e dyvjeçari Grinvud nga shtatori të vitit të kaluar ka luajtur për Hetafen si lojtar i huazuar. Këtë sezon ka luajtur 17 ndeshje për klubin spanjoll, shënoi pesë gola dhe dha katër asistime. Anglezi nuk ka luajtur për Mançester Junajtedin që nga janari i vitit 2022 për shkak të një skandali të dhunës në familje.
Një vit më i madh, Sanço nuk është shfaqur në fushë për Mançester junajtedin që nga shtatori, kur klubi e pezulloi pas një konflikti me trajnerin kryesor të ekipit Erik ten Hag. Futbollisti në pjesën e dytë të sezonit aktual do të huazohet në Borusia Dortmund, për të cilin ka luajtur para se të kalonte te Mançester Junajted.
Foto: EPA