• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mançester Junajted mund ta prish kontratën me Sançon nëse nuk arrin ta shesë

Mançester Junajted mund ta prish kontratën me Sançon nëse nuk arrin ta shesë

Londër, 20 dhjetor 2023 (MIA) - Mançester Junajted mund ta prish marrëveshjen me Xhejdon Sançon, publikoi "Sky Sports".

Klubi nga "Old Trafordi" planifikon ta ndryshojë politikën e vet lidhur me lojtarët tek të cilët nuk llogarit. Tani Mançester Junajted do të jetë më i gatshëm për prishjen e kontratave, nëse vendimi i tillë është i dobishëm për klubin.

Lidhur me situatën rreth Xhejdon Sanços, i cili është i suspenduar nga Mançester Junajted nga gushti për shkak të konfliktit me trajnerin Erik Ten Hag, në klub u zhvilluan biseda, me ç'rast u konkludua se nëse sulmuesi nuk arrin të shitet, Junajted të mendojë për ndërprerje të bashkëpunimit.

Paraprakisht u publikua se interes për Sançon tregojnë Lajpcigu, Borusia Dortmundi, Juventusi dhe klube tjera evropiane. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR