Mançester junajtedi e mposhti ekipin e Bornmuthit
- Mançester Junajted mposhti Bornmuthin mbrëmë me rezultat 4-1 në ndeshjen e Serisë Verore të Premier Ligës. Ndeshja u luajt në "Solder Fild" në Çikago.
- Post By Sara Ademi
- 08:27, 31 korrik, 2025
Çikago, 31 korrik 2025 (MIA) - Mançester Junajted mposhti Bornmuthin mbrëmë me rezultat 4-1 në ndeshjen e Serisë Verore të Premier Ligës. Ndeshja u luajt në "Solder Fild" në Çikago.
Patrik Dorgu, Itan Uiliams, Rasmoun Hajlund dhe Amad Dijalo shënuan golat për ekipin fitues.
Në minutën e 88-të, mbrojtësi i Mançester junajted, Matijs de Liht, goditi portën e tij dhe nuk i lejoi portierit Tom Hiton të mbante portën e "pastër".
Me gjashtë pikë, Mançester junajted është lider në tabelën, Bornmuth është në vend të tretë me tre pikë.
Më 3 gusht, Mançester junajted do të luajë me Evertonin në kuadër të këtij turneu parasezonal, ndërsa Bornmuth do të luajë me Uest Hemin. sa/
Foto: EPA