• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mançester Junajted e ka bilancin më të keq në tregun e transfereve në 10 vitet e fundit

Mançester Junajted e ka bilancin më të keq në tregun e transfereve në 10 vitet e fundit

Mançester, 15 nëntor 2024 (MIA) - Mançester Junajted ishte i lidhur me shumë transfere të shtrenjta të pasuksesshme në dekadën e fundit dhe shifrat e konfirmojnë këtë. Bilanci i "djajve të kuq" në rpaort me hyrje-daljet për lojtarët është -1,3 miliardë euro prej vitit 2015. Këto investime nuk u shndërruan në sukses në terren dhe kjo çoi drejt serisë së trajnerëve të suspenduar.

Mançester Junajted i pagoi 200 milionë për lojtarë vetëm Ajaksit, ndërsa kontrata më e madhe ishte nënshkrimi i Antoni në vitin 2022 për 95 milionë euro. Braziliani nuk i arsyetoi pritjet dhe tani shumë rrallë përfshihet në lojë. Klubi është i gatshëm të ndahet prej tij, por kjo do të shkaktojë humbje të madhe.

Në vendin e dytë të rangimit për këtë periudhë tashmë është Çellsi pas shumave të mëdha pas ardhjes së Tod Boelit në klub. Për "të kaltrit" dallimi në hyrje-daljet nga transferet është -1,2 miliardë euro. Megjithatë, ekipi londinez arriti përparim këtë sezon dhe disa nga lojtarët e rinj të cilët arritën në klub mund të tregohen si investim i mirë.

Kampioni francez, PSZH është në vendin e tretë me -991 milionë euro, ndërsa ëndrra e madhe - fitimi i Ligës së kampionëve mbetet fatamorganë. Pasojnë Arsenali, Totenhemi dhe Mançester Siti, ndërsa në vendin e shtatë është Milani italian. Neto shpenzimet e "rosonerëve" janë 633 milionë. Pas tyre janë Njukasëll, Barcelona dhe Al-Hilali saudit, klubi i vetëm joevropian në top10-she. Rivalët sauditë të kristiano Ronaldos, Al-Nasr janë në vendin e 14-të në ranglistë.

Në pozitën e 11-të është Uest Hem, e më pas Juventusi, Aston Villa dhe Bajern Munihu i cili ka neto shpenzime prej 442 milionëve. Shpenzimet mes hyrje-daëjeve për transfere të Liverpullit, i cili ndodhet në vendin e 17-të të rangimit, është -336 milionë. "Të kuqtë" në atë periudhë tre herë luajtën në finalen e Ligës së kampionëve. ab/

Foto: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR