• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mançester Junajted është shumë afër nënshkrimit të De Lihtit

Mançester Junajted  është shumë afër nënshkrimit të De Lihtit

Mynih, 21 korrik 2024 (MIA)  - Mançester Junajted  është shumë afër nënshkrimit të mbrojtësit të Bajern Mynih, Matias de Liht. 

 "Djajtë e Kuq" po përgatiten të ofrojnë 45 milionë funta plus bonuse për bavarezët për të siguruar reprezentuesin holandez, transmeton "Expres"-i anglez.

 Besohet se klubi tashmë ka rënë dakord për kushtet personale për qendërmbrojtësin.

 De Liht, i cili më parë ka punuar me menaxherin e "Djajve të Kuq", Erik ten Hag në Ajaks, do të bëhet nënshkrimi i dytë mbrojtës i ekipit gjatë verës pas ardhjes së Leni Joro nga Lil.

 Në "Old Traford" u transferua edhe Xhshua Zirkze. 

 Foto: Arkivi 

 

QËNDRONI TË LIDHUR