• e martë, 24 dhjetor 2024

Makron: Shpresoj që Reali i Madridit do ta lë Mbapen të luajë në Olimpiadë

Makron: Shpresoj që Reali i Madridit do ta lë Mbapen të luajë në Olimpiadë

Paris, 11 maj 2024 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makron e ka komentuar vendimin e sulmuesit të PSZh-së, Kilian Mbape që të largohet nga ekipi francez në fund të sezonit.

"Nuk kam ndonjë koment të posaçëm për këtë. Megjithatë, shpresoj se Reali i Madridit do ta lëshojë Kilianin në Olimpiadë dhe se do të mund të vijë dhe të luajë për kombëtaren franceze", tha Makron, i cituar nga Haflost.

Lojërat olimpike do të mbahen nga 26 korriku deri 11 gusht.

Mbape dje paralajmëroi largimin nga PSZh-ja. Sulmuesi (25) do të largohet nga klubi si lojtar i lirë.

Mbape luan për PSZh-në nga gushti i vitit 2017. Me siguri, futbollisti do ta vazhdojë karrierën në Real Madrid. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR