• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Makroni: Nuk mund të heshtim për Gazën, Evropa duhet të jetë e bashkuar për paqen në Ukrainë

Makroni: Nuk mund të heshtim për Gazën, Evropa duhet të jetë e bashkuar për paqen në Ukrainë

Tiranë, 16 maj 2025 (MIA) - Presidenti i Francës Emanuel Makron, në fjalimin e tij në seancën plenare të Samitit të liderëve Evropianë në Tiranë, tha se ajo që Evropa po bën për të sjellë paqe në Ukrainë duhet të shkojë krah për krah me qëndrimin e saj ndaj asaj që po ndodh në Gazë.

Shtoi se është i nevojshëm një armëpushim në Gazë dhe Evropë nuk duhet të heshtë para krizës humanitare që po ndodh atje.

"Duhet të këmbëngulim në sigurimin e paqes së qëndrueshme në Ukrainë, shpresoj se do të kemi një marrëveshje paqeje midis Armenisë dhe Azerbajxhanit. Moldavia duhet të mbështetet nga presioni rus. Duhet t’i japim fund situatës në Gazë, është e rëndësishme t’i mbështesim.

"Njerëzimi, Kina, India, Azia-Paqësori po na shikojnë të gjithëve në lidhje me çështjen e Ukrainës", tha Makroni.

Bëri thirrje për unitet midis vendeve evropiane, duke përfshirë edhe në aspektin ekonomik, ndërsa mbështeti propozimin e kryeministrit Edi Rama për të krijuar sekretariat i cili do të përfshinte praninë e Këshillit Evropian.

Ne, vazhdoi Makron, do të koordinohemi për të luftuar të gjitha kërcënimet që vijnë nga jashtë, gjithçka që mund të sjellë konkurrencë të padrejtë.

 

QËNDRONI TË LIDHUR