• e shtunë, 23 nëntor 2024

Makron në bisedën telefonike me Zelenskin ka dënuar sulmet e intensifikuara ruse në Ukrainë

Makron në bisedën telefonike me Zelenskin ka dënuar sulmet e intensifikuara ruse në Ukrainë

Paris, 14 maj 2024 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makron sot në bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski ka dënuar "intensifikimin e sulmeve ruse" në Ukrainë, veçanërisht ofensivën ruse në rajonin kufitar të Harkovit dhe sulmet ruse ndaj energjetikës në Ukrainë.

Makron "ka përsëritur vendosmërinë e Francës për të ofruar të gjithë mbështetjen e nevojshme, afatgjate dhe me të gjithë partnerët e saj, me qëllim për të mposhtur luftën e agresionit rus" dhe se ndihma ushtarake do të jepet në ditët dhe javët në vijim, thuhet në kumtesë.

Ai përsëriti se ishte në favor të një "armëpushimi olimpik" gjatë Lojërave olimpike verore në Paris, në mënyrë që Rusia të ndalonte më pas operacionet.

Makron tha se atëherë duhet të ndërmerren "të gjitha iniciativat e dobishme diplomatike për të filluar negociatat në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe interesat legjitime të Ukrainës".

Rusia të premten nisi një ofensivë të befasishme në rajonin e Harkovit, kryeqytet i të cilit me të njëjtin emër është i dyti më i madhi i Ukrainës, ndërsa sot kumtoi se ata kishin depërtuar "thellë në mbrojtjen ukrainase" dhe kishin pushtuar një fshat tjetër në rajon. rq/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR