• e enjte, 26 dhjetor 2024

Makron dëshiron ta nominojë Bretonin për eurokomisar

Makron dëshiron ta nominojë Bretonin për eurokomisar

Bruksel, 28 qershor 2024 (MIA) - Presidenti i Francës Emanuel Makron planifikon që të emëroj eurokomisarin aktual për tregti të brendshme Tieri Breton edhe për një mandat në Komisionin Evropian, me çka ai këtë herë të udhëheq me dikaster të përfshira mbi sigurinë ekonomike dhe mbrojtjen e BE-së, publikoi gazeta e Parisit "Le Mond".

Bretoni fitoi popullaritet në Bruksel duke miratuar disa ligje të rëndësishme dhe unike, si ato rreth industrisë digjitale, konkurrencës dhe inteligjencës artificiale. Ai gjatë 12 muajve të fundit ishte në turne në BE-në për t'u takuar me ministrat përgjegjës për mbrojtjen dhe industrinë e vendeve anëtare, si pjesë e përpjekjeve të KE-së për të rindërtuar dhe modernizuar industrinë evropiane të mbrojtjes, ndërsa mbrojti zhvillimin e industrisë së Unionit dhe legjislacionin hapësinor.

Megjithatë, emërimi i tij mund të vihet në pikëpyetje nëse Partia popullore e ekstremit të djathtë (RN) ndërmerr kontrollin e qeverisë në Paris, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara për të dielën. Makron shpërndau Asamblenë kombëtare të Francës dhe shpalli zgjedhje të parakohshme pas humbjes së rëndë të koalicionit të udhëhequr nga partia e tij qendrore Rilindja (RE) në zgjedhjet e Parlamentit Evropian më 9 qershor.

Lideri i RN, Zhordan Bardella deklaroi se emërimi i Komisionit Evropian është përgjegjësi e Qeverisë franceze dhe se ai ka në mendje disa "profile të ndryshme" përderisa mbetet kryeministër. Palllati i Eliseut refuzoi të komentojë deklaratat e tilla të Bardellës, por beson se propozimi i një eurokomisari është kometencë për presidentit të Republikës.

Breton erdhi në konflikt me eurokomisioneren për konkurrencën evropiane Margrete Vestager, me të cilën patjetër iu desh të bashkëpunonte për disa çështje dhe miratimin e legjislacionit.

Shtetet anëtare pritet të propozojnë kandidatët e tyre për komisione evropianë deri në fund të gushtit, pas së cilës duhet të fillojë ndarja e dikastereve  Gjatë zgjedhjes së Komisionit aktual Evropian, Fon der Lajen kërkoi që secili shtet anëtar të emërojë një kandidat mashkull dhe një femër për postin e eurokomisarit. Nuk përjashtohet që ajo të vendosë për të njëjtin opsion nëse do të rizgjidhet nga Parlamenti Evropian, pasi mbrëmë vonë liderët evropianë vendosën ta propozojnë për një mandat të dytë në krye të KE-së. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR