• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Majk Pens: Pavarësisht se çfarë thotë Tramp, zgjedhjet në Xhorxhi nuk u vodhën

Majk Pens: Pavarësisht se çfarë thotë Tramp, zgjedhjet në Xhorxhi nuk u vodhën

Uashington, 16 gusht 2023 (MIA) - Majk Pens ish-zëvendëspresident amerikan në administratën e Donald Trampit, tha sot se zgjedhjet e vitit 2020 në shtetin Xhorxhia nuk janë vjedhur, pavarësisht pretendimeve të ish-presidentit.

“Pavarësisht asaj që ish-presidenti dhe aleatët e tij kanë thënë për më shumë se dy vjet e gjysmë, zgjedhjet në Xhorxhi nuk u vodhën, ndërsa unë nuk kisha të drejtë t'i anuloja rezultatet më 6 janar”, tha Pens në një ngjarje në Indiana. Ky është reagimi i tij i parë që nga ngritja akuzave kundër Trampit.

Ai shtoi se më 6 janar 2021, ai bëri detyrën e tij dhe siguroi që të kishte një "transferim paqësor të pushtetit në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e SHBA-së".

Pens theksoi se askush nuk është mbi ligjin, duke theksuar se Tramp dhe të tjerët që janë akuzuar "kanë të drejtën e prezumimit të pafajësisë që gëzon çdo amerikan". ls/

Foto: Arkiv 

 

QËNDRONI TË LIDHUR