• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mahuçih ia kushtoi Ukrainës medaljen olimpike: Duam paqe

Mahuçih ia kushtoi Ukrainës medaljen olimpike: Duam paqe

Paris, 5 gusht 2024 (MIA) - Atletja ukrainase Jarosllava Mahuçih ia kushtoi medaljen e artë olimpike në kërcim sportistëve të cilët i humbën jetët gjatë pushtimit rus në vendin e saj që filloi në shkurt të vitit 2022, lajmëroi sot agjencia DPA.

Ukraina mendonte për bojkot të Lojërave Olimpike në Paris, pasi Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) u lejoi sportistëve rus të garojnë nën flamurin neutral. Megjithatë, në Francë mbërritën vetëm 15 rusë, të cilët arritën të dëshmojnë se nuk ka kurrfarë lidhje me armatën ose me shërbimet e sigurisë.

"Kjo medalje është shumë e rëndësishme, për fat të keq Rusia në vendin tim po vret njerëz dhe qindra sportistë vdiqën në këtë luftë dhe ata kurrë nuk do të mund të garojnë dhe festojnë, kështu që unë jam e lumtur që sjell medaljen e artë në vend dhe është për ta". tha Mahiçih. sa/

foto: Fejsbuk 

QËNDRONI TË LIDHUR