• e martë, 20 janar 2026

Mëngjesin e sotëm më ftohtë në Berovë -11 gradë, borë deri 24 centimetra në Kodër të Diellit

Mëngjesin e sotëm më ftohtë në Berovë -11 gradë, borë deri 24 centimetra në Kodër të Diellit

Shkup, 20 janar 2026 (MIA) - Temperaturat e mëngjesit në vend janë dukshëm të ulëta, me -11 gradë Celsius të matura në Berovë. Vijojnë Kriva Pallanka, Hanet e Mavrovës dhe Kodra e Diellit me -10 gradë, Shkup-Petrovec me -9, ndërsa -8 gradë janë matur në Veles, Demir Kapi, Strumicë dhe Krushevë. Në Shkup-Zajçev Rid, Tetovë, Kumanovë, Kavadar, Prilep dhe Shtip termometrat kanë treguar -7 gradë.

Shtresë më të lartë të borës sot në mëngjes deri në orën 7 ka në Kodër të Diellit -24 centimetra, në Hanet e Mavrovës 7 centimetra, ndërsa në Krushevë 3 centimetra. 

Paradite moti do të jetë me diell me vranësira të vogla, ndërsa në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Pasdite pritet rritet e vranësirave, ndërsa në fund të ditës dhe gjatë natës në pjesët perëndimore do të ketë reshje lokale të borës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperaturat maksimale do të lëvizin prej minus 2 deri 8 gradë. 

Në Shkup, mot i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të arrijnë deri 4 gradë. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR