• e diel, 24 nëntor 2024

Më shumë se 700 karateistë nga dhjetë shtete janë paraqitur për Gran pri Maqedonia

Më shumë se 700 karateistë nga dhjetë shtete janë paraqitur për Gran pri Maqedonia

Shkup, 23 mars 2023 (MIA) - Në Qendrën Sportive "Jane Sandanski" në Shkup fundjavën në vazhdim do të mbahet turneu ndërkombëtar në karate Gran pri Maqedonia. 

"Në këtë turne deri më tani janë paraqitur 728 garues nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Mali i Zi, Geqia, Serbia, Turqia, Moldavia dhe Azerbajxhani. 

Veçanërisht për tu theksuar do të jenë garat në luftën në kategorinë kadetë dhe juniorë meshkuj në kategorinë absolute, ku janë paraqitur garues të cilët janë kampionë botërorë dhe evropianë në këto kategori.

Kampionati do të jetë i hapur të shtunën (25 mars) në orën 12:30 nga ana e kryetarit të Komunës së Aerodromit, Timço Mucunski, njoftuan nga Federata e Karatesë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Në turneun pjesëmarrësit do të garojnë në disiplinën kate dhe luftëra në moshat dhe kategoritë adekuate. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR