• e shtunë, 23 nëntor 2024

Më ftohtë në Berovë, më ngrohtë në Shkup,-Zajçev Rid dhe Tetovë

Më ftohtë në Berovë, më ngrohtë në Shkup,-Zajçev Rid dhe Tetovë

Shkup, 16 prill 2024 (MIA) - Me shtatë gradë të matur mël ftohtë sot është në Berovë, ndërsa me 15 gradë Celsius më ngrohtë është në Shkup-Zajçev Rid dhe në Tetovë.

Siç njoftuan nga DPHM, tetë gradë janë matur në Lazaropole, 10 në Ohër, Kriva Pallankë dhe Kodrën e Diellit, 11 në Hanet e Mavrovës, Dibër dhe Pretor, 12 gradë në Shkup-Petrovec, Strumicë dhe Demir Kapi, 13 në Manastir, Shtip, Veles, Prilep, Gjevgjeli, Kavadar dhe Kumanovë, 14 në Krushevë dhe në Vinicë.

"Gjatë natës kishte paraqitje të vranësirave të vogla deri mesatare. Frynte erë e lehtë deri mesatare, ndërsa vende-vende përgjatë Vardarit herë pas here erë e përforcuar nfa drejtimi jugor, i cili në Shtip ka arritur shpejtësi deri në 50 km/orë. Këtë mëngjes është me vranësira të ndryshueshme, fryn erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm", njoftuan nga DPHM.

Moti sot paradite do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale shiu, të përcjella me bubullima të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në disa vende herë pas here me erë të përforcuar nga drejtimi jugor.

Temperatura maksimale do të jetë në interval nga 21 deri në 28 gradë.

Në Shkup paradite me vranësira të pjesshme. Pasdite vranësirat do të rriten, ndërsa në fund të ditës do të ketë kushte për reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 25 gradë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR