• e enjte, 26 dhjetor 2024

Armata angazhon forca shtesë për shuarjen e zjarreve

Armata angazhon forca shtesë për shuarjen e zjarreve

Shkup, 18 korrik 2024 (MIA) - Në bazë të nevojës së tmerrshme dhe kërkesave për vëllim më të madh të angazhimit në shuarjen e zjarreve, preisdentja e htetit dhe komandantja supreme e Forcave të armatosura, Gordana Siljanovska-Davkova solli vendim për angazhim të plus 200 pjesëtarëve të Armatës në përpjekjet për shuarje të zjarreve, kumtoi Shtatmadhoria e Armatës.

"Nga ana e Shtatmadhorisë është dhënë urdhër për vënien në gjendje gatishmërie dhe angazhim të plus 200 pjesëtarëve të armatës nga përbërja e Komandës për operacione dhe Komandës për trajnim të doktrinave, me çka numri i përjgithhsëm i pjesëtarëve të angazhuar të armatës është 300. Së bashku me 100 pjesëtarët e tnaishëm, të cilët janë angazhuar prej fillimit të shpalljes së gjendjes së ktizës, forcat shtesë do të kryejnë aktivitete në lokacione ku do të ketë nevojë dhe të cilat do t'u ndahen nga ana e Qendrës për menaxhim me kriza, e cila është kompetente për koordinim të të gjitha institucioneve të përfshira", ceket në kumtesë.

Forcat e angazhuara dhe resusrset punojnë në mënyrë të koordinuar së bashku me subjektet e tjera të involvuara, që po tregohet si thelbësore në luftën për vënien nën kontroll të zjarreve.

"Në periudhën e deeitanishme Armata vepron me 100 pjesëtarë dhe dy helikopterë të armatëss MI-8/17, të cilët angazhihen në lokacione sipas udhëzimeve të Qendrës për menaxhim me kriza dhe me mbi 150 tonë ujë të hedhur dhe angazhim aktiv në terren e japin kontributin e tyre në lokalizimin e zjarreve. Njëherit pjesëtarët e VING-ut ajror koordinojnë me fluturimet e helikoipterëve nga TUrqia, Sllovenia, Serbia dhe Mali i Zi", informojnë nga SShtatmadhoria e Armatës. ab/

Foto: Shtatmadhoria e Armatës

QËNDRONI TË LIDHUR