• e shtunë, 23 nëntor 2024

Filkov - Silvestri: Italia mbetet partneri ynë dhe mbështetësi i fortë në procesin e integrimit evropian

Filkov - Silvestri: Italia mbetet partneri ynë dhe mbështetësi i fortë në procesin e integrimit evropian

 Shkup, 18 korrik 2024 (MIA) - Italia mbetet partneri ynë dhe mbështetës i fuqishëm në procesin e integrimeve evropiane, kanë konstatuar në takimin e punës ministri i Drejtësisë Igor Filkov dhe ambasadori i Italisë në vend Andrea Silvestri, bëri të ditur Ministria e Drejtësisë.

 

Në takim ambasadori Silvestri i uroi ministrit të Drejtësisë Filkov punë të suksesshme në kryerjen e funksionit, me ç'rast është biseduar për avancimin e bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet dy vendeve, si dhe për mundësitë e shkëmbimit të përvojave.

"Veçanërisht i rëndësishëm është bashkëpunimi dypalësh ndërmjet Agjencisë Italiane Kundër Korrupsionit dhe KSHPK-së, si dhe mbështetja në fushën e së drejtës", thuhet në njoftim.

 Ministri Filkov, siç theksojnë nga Ministria e Drejtësisë, i rikonfirmoi përfitimet e marrëdhënieve të shkëlqyera dhe miqësore mes dy vendeve, të cilat do të intensifikohen në periudhën e ardhshme.

Foto: Ministria e Drejtësisë 

 

QËNDRONI TË LIDHUR