• e martë, 01 tetor 2024

Më 4 tetor vjetërsohet dënimi me burg i Gruevskit për blerjen e "mercedesit"

Më 4 tetor vjetërsohet dënimi me burg i Gruevskit për blerjen e

Shkup, 30 shtator 2024 (MIA) – Ish kryeministrit Nikolla Gruevski më 4 tetor të këtij viti i vjetërsohet dënimi me burg prej dy viteve për rastin “Tanku”, i cili ka të bëjë me blerjen e “mercedesit” luksoz. Gruevski ishte dënuar më 4 tetor 2018, kështu që më 4 tetor të këtij viti kalojnë gjashtë vjet, që është afati i paraparë ligjor për vjetërsimin e vuajtjes së dënimit. 

Sipas Kodit Penal, siç njoftoi Prizma, vjetërsia e kryerjes së dënimit hyn në fuqi kur do të kalojë dy herë më shumë kohë sa është e nevojshme për vjetërsimin e veprës, ndërsa në rastin e Gruevskit, afati për vjetërsinë është dy herë nga tre vjet. 

Në rastin “Tanku” me Gruevskin të dënuar ishin edhe ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska – katër vjet dhe ish ndihmës ministri në MPB, Gjoko Popovski – katër vjet e gjysmë, të cilët tashmë i vuajtën dënimet e tyre.

“Mercedesi”, ende shfrytëzohet për delegacione zyrtare, konfirmon drejtori i SHPPP, Ivica Tomovski. 

Gruevskit i mbetet të vuajë edhe një vit e gjysmë burg për rastin “Dhunë para Komunës Qendër”, e cila i vjetërsohet për tre vjet, gjegjësisht në vitin 2027, si dhe nëntë vjet burg për rastin “Parcelat në Vodno”, vepër e cila i vjetërsohet në vitin 2043.

“Paraprakisht Gruvskit iu vjetërsuan veprat në lëndët “TNT” dhe “Trajektorja”, ndërsa mbetet i akuzuar edhe në lëndët Titanik” dhe “Talir”. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR