• e enjte, 26 dhjetor 2024

Lunin kërkon ndjesë pas humbjes katastrofike nga Rumania

Lunin kërkon ndjesë pas humbjes katastrofike nga Rumania

Mynih, 18 qershor 2024 (MIA) - Portieri i kombëtares ukrainase  Andrej Lunin kërkoi ndjesë për humbjen ndaj Rumanisë (0:3) në raundin e parë të turneut të grupeve Euro 2024.

"Dëshiroj t'i kërkoj ndjesë ekipit, të gjithëve. Ende nuk ka mbaruar. Nuk kemi zgjidhje, duhet shpejt të marrim veten, të kalojmë në ndeshjen tjetër, të bëjmë gjithçka që është e mundur dhe e pamundur për të shkuar më tej", deklaroi Lunin për mediat ukrainase. 

 Portieri i Real Madridit ishte fajtor për dy nga tre golat e pranuara. 

 Në ndeshjen e ardhshme Ukraina do të luajë kundër Sllovakisë më 21 qershor. qa

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR