• e enjte, 26 dhjetor 2024

Lula da Silva propozoi liderët amerikano-jugorë të krijojnë valutë të re - konkurrente të dollarit amerikan

Lula da Silva propozoi liderët amerikano-jugorë të krijojnë valutë të re - konkurrente të dollarit amerikan

Brazili, 30 maj 2023 (MIA) - Presidenti brazilian, Luis Inasio Lula da Silva u propozoi liderëve të Amerikës Jugore, të tubuar në samitin në Brazili, të krijojnë valutë të re - konkurrente të dollarit amerikan.

"Sot i ndërmarrim hapat tanë të parë për ta vazhduar dialogun mes nesh", tha ai në hapjen e takimit para kolegëve të tij amerikano-jugorë, nga të cilët mungoi vetëm presidenti i Perusë.

Presidenti brazilian bëri thirrje për prëforcim të integrimit ekonomik, kulturor dhe social të vendeve të Amerikës Jugore. Ai, gjithashtu, propozoi krijim të tregut energjetik rajonal, si dhe ndërmarrje të aksionit koordinues për përballje me ndryshimet klimatike.

Shefi i shtetit brazilian shprehi keqardhje që në vitet e fundit integrimi i vendeve të Amerikës Jugore ishte ndërprerë nga qeveritë konservatore dhe se ndarjet ideologjike i minuan tentimet e mëparshme për bashkëpunim.

Forumi i sotëm në Brazil ishte samiti i parë i liderëve amerikano-jugorë pas më shumë se 10 viteve. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR