• e premte, 23 gusht 2024

Lukaku së shpejti mund të transferohet në Napoli

Lukaku së shpejti mund të transferohet në Napoli

Napoli, 22 gusht 2024 (MIA) - Sulmuesi i Çellsit, Romelu Lukaku së shpejti mund të transferohet te Napoli. Siç bën të ditur gazetari Fabricio Romano në Tuiter, palët do të takohen në Londër brenda 24 orëve.

Më herët u publikua se klubi londinez dëshironte të marrë 35 milionë euro për 31 vjeçarin belg, megjithëse nga klubi italian ofruan 25 milionë euro.

Lukaku është kthyer në Çellsi në vitin 2021.

Në sezonin 2023/24, Lukaku luajti për Romën si lojtar i huazuar. Në 47 ndeshje në të gjitha garat ai shënoi 21 gola dhe katër asistime. rq/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR