• e diel, 25 gusht 2024

Lukaku do të fitojë tetë milionë euro në vit në Napoli

Lukaku do të fitojë tetë milionë euro në vit në Napoli

Napoli, 24 gusht 2024 (MIA) - Romelu Lukaku do të fitojë tetë milionë euro në vit në Napoli.

Sipas insajderit Xhanluka Di Marcio, përveç shumës fikse, kontrata e belgut përfshin edhe një pjesë të bonuseve, detajet e së cilës nuk bëhen të ditura. Afati i kontratës do të jetë 3 vjet.

Më herët u bë e njohur se Çellsi është pajtuar ta shesë sulmuesin 31-vjeçar te Napoli për 30 milionë euro. Edhe 15 milionë të tjera janë planifikuar si bonuse.

Sezonin e kaluar, Lukaku luajti për Romën në formë huazimi. Luajti 47 ndeshje, shënoi 21 gola dhe katër asiste.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR