• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

LSM: Lufta jonë nuk është politike, Qeveria të sigurojë mjete për paga më të larta

LSM: Lufta jonë nuk është politike, Qeveria të sigurojë mjete për paga më të larta

Shkup, 2 shtator 2024 (MIA) - Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) sot porositi se lufta për rritjen e pagave nuk është politike dhe se dinjiteti i punëtorëve nuk duhet të politizohet nga asnjë subjekt politik. Bëri thirrje përmes dialogut social të zgjidhen të gjitha problemet, ndërsa rritja e pagave dhe pagës minimale të jetë më lartë në agjendën e Qeverisë së re.

Udhëheqësia e LSM-së e cila mori mbështetje nga Konfederata Evropiane e Sindikatave (ETUC) edhe në luftën për shpëtim të Shtëpisë së Punëtorëve, është në pritje sa më shpejtë të ndryshohet gjykimi për konfiskimin e shtëpisë sindikaliste.

"Lufta jonë për rritje të pagave dhe lidhjes së marrëveshjeve kolektive nuk është luftë politike siç dëshiron dikush ta paraqesë. Lufta jonë është për jetë dinjitoze nga puna jonë për paga dinjitoze të cilat do të na mundësojnë të mbijetojmë. Pritshmëria jonë për rritjen e pagave dhe harmonizimin e pagave në përputhje me dispozitat e përcaktuara është një nevojë që duhet të kishte ndodhur dje, dhe nesër mund të jetë tepër vonë. Për këto arsye, ne bëjmë thirrje që të ulemi në një tryezë të përbashkët dhe përmes dialogut social, si partnerë social, të gjejmë zgjidhje për të gjitha problemet dhe sfidat", tha kryetari i LSM-së Sllobodan Trendafilov në një konferencë për media.

LSM bën thirrje në lidhje të marrëveshjeve kolektive dhe anekseve të tyre, me qëllim, siç tha Trendafilov, të punësuarit në Maqedoni të marrin llogaritjen e pagave të cilën e marrin funksionarët, të marrin pagë mesatare sipas koeficientit të kompleksitetit, ndërsa me atë edhe rritjen e pagave të tyre ndërmjet 12 dhe 15 për qind vitin e ardhshëm.

"Sot presim që Qeveria si partner social të bëjë përpjekje për sigurimin e mjeteve financiare, gjetjen e rrugëve dhe mundësive për harmonizimin e pagave të shumë kolegëve tanë, veçanërisht në sektorin publik në aktivitete të nevojshme dhe të domosdoshme, të cilat fatkeqësisht pikërisht për shkak të procesit zgjedhor nuk kanë marrë asnjë harmonizim të pagave të tyre. Ne bëjmë thirrje për respektimin e marrëveshjeve kolektive dhe për dialog social përmes të cilit do të arrijmë të përcjellim pritshmëritë tona dhe mundësitë e tyre dhe të gjejmë një zgjidhje që do të thotë mirë për punëtorët. Gjithçka tjetër do të jetë ekskluzivisht në dëm të punëtorëve dhe në dëm të shtetit", tha Trendafilov.

LSM-ja, theksoi, kërkon lidhjen e marrëveshjes së përgjithshme kolektive për sektorin privat në fushën e ekonomisë, nënshkrimin e anekseve të marrëveshjeve kolektive për harmonizimin e pagave të punonjësve në sektorin publik, si dhe rritjen e pagës minimale e cila fatkeqësisht është e politizuar, edhe pse nuk duhet  asnjë punonjës që të marrë pagë nën këtë prag.

Hapat e ardhshëm të LSM-së do të jenë në drejtim të mbështetjes së të gjitha veprimeve të ardhshme sindikaliste të degëve të sindikatave që po luftojnë për rritjen e pagave të anëtarëve të tyre në aktivitetet që nuk kanë marrë asnjë harmonizim dhe nevojën për rritjen e paga minimale që duhet të ishte rritur dje.

Paga minimale, theksoi ai, nuk duhet të shqetësojë askënd, është vetëm një prag nën të cilin nuk duhet të paguhet paga në Maqedoni. Fatkeqësisht, në Maqedoni 10.000 punëtorë marrin pagë nën 22.567 denarë, kurse 25.000 marrin pagë minimale, e cila është jo vetëm e kundërligjshme, por edhe vepër penale, tha kryetari i LSM-së.

foto: MIA

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR