• e enjte, 26 dhjetor 2024

LPFMV: Struga mposhti Tikveshin

LPFMV: Struga mposhti Tikveshin

Strugë, 4 shtator 2023 (MIA) - Futbollistët e Trim Lum Struga kanë mposhtur sot në terrenin nikoqir Tikveshin me rezultat 3-1 në ndeshjen e fundit të xhiros së 6-të në Ligën e parë futbollistike të Maqedonisë së Veriut (LPFMV).

Në ndeshjen me nga një karton të kuq nga të dyja palët, kampioni aktual shënoi fitoren e dytë sezonale me golat e Marjan Radeskit (minuta e 15-të) dhe golashënuesit të dyfishtë Agim Ibrahimi (penallti në minutën e 21-të, 31-të) i cili mund të shënonte edhe het trik por ishte i pasaktë nga penalltia në minutën e 63-të. Golin e vetëm për Tikveshin e shënoi Xhemal Ibishi (37).

Të shtunën janë luajtur pesë ndeshje të xhiros së parë, ku Vardari ka shënuar fitoren e parë sezonale, ndërsa Shkëndija dhe Brera Strumica kanë marrë nga një pikë.

Rezultatet, xhiroja e 6-të:

Struga – Tikveshi 3-1

Brera Strumicë – Rabotniçki 0-0

Gostivari – Sileksi 1-2

Shkëndija – Shkupi 0-0

Vardari – Makedonija Gjorçe Petrov 2-1

Voska – Bregallnica 2-0.

Tabela: Shkëndija 13, Brera Strumica 13, Sileksi 9, Shkupi 9, Bregallnica 9, Tikveshi 7, Voska 7, Rabotniçki 7, Struga 6, Maqedonia GjP 5, Vardari 4, Gostivari 3.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR