LPFM: Shkëndija e mposhti Vardarin, për një pikë për Shkupi dhe Strugën
- Shkëndija e Tetovës ka mposhtur pasdite Vardarin me 3-0 në derbi ndeshjen e xhiros së 21-të në Ligën e Parë në Futboll të Maqedonisë në futboll (LPFM).
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:44, 3 mars, 2024
Shkup, 3 mars 2024 (MIA) - Shkëndija e Tetovës ka mposhtur pasdite Vardarin me 3-0 në derbi ndeshjen e xhiros së 21-të në Ligën e Parë në Futboll të Maqedonisë në futboll (LPFM).
Shkupi mbeti lider i tabelës edhe përkundër barazimit në terren vendor pa gola kundër Tikveshit, ndërsa pa gola ka përfunduar edhe dueli mes Sileksit dhe Strugës në Kratovë.
Në ndeshjet e mbetura, Gostivari e mposhti Brerën me 2-0, ndërsa me rezultat identik Rabotniçki ishte më i suksesshëm se Bregallnica. Fitoren e vetme mysafir e shënoi Voska, duke triumfuar ndaj Maqedonisë GJP me 2-1.
LPFM - xhiroja e 21:
Rabotniçki - Bregallnica 2-0
Maqedonia GJP-Voska 1-2
Shkëndija - Vardar 3-0
Shkupi - Tikvesh 0-0
Sileks - Strugë 0-0
Gostivar - Brera 2-0
Tabela: Shkupi 43, Struga 42, Shkëndija 42, Sileksi 29, Gostivari 29, Rabotniçki 27, Brera 26, Tikveshi 26, Voska 24, Vardari 21, Bregallnica 20, Maqedoni GJP 18.
Foto: FFM